Humbja e kujtesës, këto janë 6 arsye që nuk lidhen me plakjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh na ndodh që të futemi në dhomë dhe të mos të mbajmë mend se çfarë po kërkonim.
Situata të ngjashme ndodhin shpesh, dhe deri diku kjo humbje kujtese është normale.
Kur përgjegjësitë rriten dhe nivelet e stresit rriten, dhe priremi të lëmë pas dore shëndetin tonë.
Stresi i madh dhe mungesa e gjumit janë dy nga fajtorët kryesorë që ndikojnë në mosfunksionimin e mirëfilltë të trurit.
Ky artikull ju njeh me disa nga shenjat paralajmëruese që tregojnë se ka ardhur momenti të këshilloheni me mjekun tuaj, të cilat nuk lidhen me procesin natyral të plakjes.

Jeni tej mase i stresuar

Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet.
Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit.
Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.
Këshillat e mjekëve janë që të kryeni çdo ditë një aktivitet që ju pëlqen, për të reduktuar stresin. Mund të ushtroheni, të qëndroni në natyrë apo të lexoni një libër.

Nuk flini mjaftueshëm

Gjumi bën shumë më shumë sesa thjesht ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe energjik.
Ai luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.
Keni shenja të depresionit
Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin.
Dhe ka të ngjarë që kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të stresit kortizolit, që shoqëron gjendjen depresive.

Lexo edhe :  Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Disa simptoma të depresionit përfshijnë:

Trishtim i vazhduar ose të ndierit “bosh” shumicën e kohës.
Mungesa e energjisë që pasohet nga lodhja e shpejtë.
Të ndihesh i pashpresë ose i pafuqishëm.
Vështirësi për të fjetur.
Ndryshimet në peshë ose oreks.
Mendime shqetësuese rreth vdekjes ose vetëvrasjes.

Mund të vuani nga një infeksion

Infeksione të ndryshme si meningjiti ose infeksionet e traktit urinar, mund të shfaqin simptoma të tilla si paqartësi dhe probleme me kujtesën.
Dhe nëse keni simptoma të tjera, si ethe, të dridhura, të përziera, të vjella, urinim i shpeshtë ose djegie gjatë urinimit, vizitoni menjëherë mjekun tuaj.
Probleme me tiroiden
Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit.
Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.

Keni mangësi të lëndëve ushqyese

Mungesa e hekurit ose vitaminës B12, mund të shfaqet edhe si harresë.
Këtë e mbështesin edhe studime të ndryshme, të kryera tek të rriturit. Këto studime kanë zbuluar se ata me nivele të mjaftueshme të B12, kanë kujtesë më të mirë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV