Një përgjigje publike për Gaz Bardhin dhe të tjerët!

Nga Naim Lapardhaja 

Ditën e sotme kam marrë një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, zoti Gazment Bardhi, ku më ftonte të merrja pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet sot në platformën Zoom. Së pari, në Nenin 44 (Këshilli Kombëtar) të Statutit të Partisë Demokratike thuhet shprehimisht se “mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë” dhe, së dyti (po aty), “data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes”. Në këtë kuptim, kjo mbledhje nuk është në përputhje me Statutin e PD-së, qoftë përsa i përket kompetencës së autoritetit që e thërret, qoftë për mosseriozitetin e respektimit të afateve të njoftimit.