Temperatura rekord/ Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i personave të vdekur nga nxehtësia është i madh. Ndërsa temperaturat janë rritur mbi 120 gradë Fahrenheit (50 gradë Celsius) në disa pjesë të SHBA-së, vdekjet nga nxehtësia janë rritur dhe njerëzit po vuajnë djegie të rrezikshme për jetën nga rënia në kontakt me tokën e nxehtë.

Në Mesdhe, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën pasi zjarret të nxitura nga temperaturat e larta po djegin sipërfaqe anë e mbanë rajonit. Në Azi, valët e zgjatura dhe intensive të të nxehtit po marrin jetë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë shtytësi kryesor i kësaj vape të jashtëzakonshme, tha Burgess. “Temperatura globale e ajrit shkon në formë proporcionale me përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë.”

Një studim i fundit zbuloi se ndryshimi i klimës luajti një rol “absolutisht dërrmues” në valët e të nxehtit në SHBA, Kinë dhe Evropën Jugore këtë verë.

Ardhja e El Niño, një luhatje natyrore klimatike me një ndikim të ngrohjes, nuk ka pasur një ndikim të madh në temperaturat pasi është ende në fazën e zhvillimit, tha Burgess. Megjithatë, zv. drejtorja e Copernicus paralajmëroi se El Niño do të luajë një rol shumë të madh vitin e ardhshëm, ku gjasat janë për një rritje më të lartë të temperaturave.

Lajmi se korriku do të jetë muaji më i nxehtë vjen mes një sërë rekordesh alarmante që tashmë janë thyer në mënyrë të përsëritur këtë verë. Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar me një “diferencë të konsiderueshme”, sipas Copernicus.

Më pas, në korrik, bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar. Më 6 korrik, temperatura mesatare globale u rrit në 17.08 gradë Celsius, sipas të dhënave të Copernicus, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 16.8 gradë Celsius të vendosur në gusht 2016. Çdo ditë që nga 3 korriku ka qenë më e nxehtë se rekordi i vitit 2016.

Lexo edhe :  Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

“Jemi në muajin e shtatë të 2023 dhe pothuajse çdo muaj i këtij viti ka qenë në top pesëshen e muajve më të nxeht të regjistruar”- tha Burgess, duke shtuar se nëse tendencat vazhdojnë edhe në vjeshtë e dimër, 2023-shi ka të ngjarë të jetë ndër vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

Nxehtësia e oqeanit është gjithashtu në nivele rekord. Në mesin e majit, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit arritën “nivele të paprecedentë” për këtë kohë të vitit. “Ajo që po shohim tani, nuk e kemi parë më parë,” tha Burgess.

Kim Cobb, një shkencëtare klimatike në Universitetin Brown, e cila nuk ishte e përfshirë në raport, e quajti më se evidente rekordin e ri të temperaturës së korrikut dhe paralajmëroi se ai do të thyhet përsëri.

“Është e frikshme të kuptosh se në një dekadë tjetër, ky do të shihet si një vit relativisht i freskët”– tha Cobb, duke shtuar, “nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që po shohin këtë verë, ata do të jenë në mjaft tronditje në nivelet më të larta të ngrohjes drejt të cilave po shkojmë.”

Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, tha se moti ekstrem i korrikut zbulon “realitetin e ashpër të ndryshimit të klimës”.

“Nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë”, tha ai në një deklaratë. “Veprimet klimatike nuk janë një luks, por një domosdoshmëri.”

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV