Deklarata e Orban vë në pikëpyetje “ekzistencën” e Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu të premten pikëpamje skandaloze kur bëhet fjalë për Ukrainën. Orban ka shkuar “një hap më tej” në mbështetjen e tij për regjimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe ka thënë se “ekzistenca e Ukrainës dhe qëndrueshmëria e ushtrisë ukrainase mbështetet vetëm në paratë perëndimore”.
Pjesa e parë e deklaratës, në të cilën Orban fjalë për fjalë përsërit fjalët e Putinit dhe vë në dyshim ekzistencën e një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, është veçanërisht e diskutueshme.

“Sovraniteti i Ukrainës është praktikisht i humbur. Një vend që nuk ka të ardhura financiare dhe që nuk mund të sigurojë vende pune për qytetarët e saj, e lëre më të financojë luftën, nuk është sovran”, ka thënë ai, shkruan BBC.

Sipas tij, për të kryer operacione luftarake nevojiten tre gjëra-para, para dhe para. “Për momentin, vetëm financat e Perëndimit e mbajnë Ukrainën gjallë dhe ushtrinë ukrainase të aftë për luftë”, shtoi kryeministri hungarez.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV