Balla: Fenomeni i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur Policinë e Elbasanit për shoqërimin e një shtetasi, për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, duke lëvizur me shpejtësi në qendër të banuar.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla falenderon qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm.

Sipas Ballës fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit.

“Dua të falenderoj qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm. Fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Policia e Elbasanit pas marrjes së një ankese nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin K. D. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të fundit

Pamja dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda pak minutave,

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV