Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha garon përballë Gjergj Hanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahen sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Demokratët do t’i drejtohen qendrave të votimit, sipas degëve të PD-së- duke nisur nga ora 8:00 deri në 19:00.

Ashtu siç është bërë e ditur këto kohë, në këtë proces garojnë dy kandidatë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, ish-i përndjekur politik. Ky i fundit e shpalli kandidaturën përballë Bashës më 13 qershor.

Grupi i demokratëve që mban vulën e PD-së ka hartuar një listë të re të anëtarëve të partisë ku janë përfshirë 25 mijë demokratë, krahasuar me 75 mijë anëtarë që ka pasur kjo parti në qershorin e vitit 2021 kur Lulzim Basha mori mandatin e tretë në krye të partisë.

Këtë herë kundër Lulzim Bashës janë rreshtuar përveç Sali Berishës dhe demokratëve që e mbështesin edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe 15 deputetë.

Bardhi dy ditë më parë mblodhi Këshillin Kombëtar dhe vendosi anulimin e zgjedhjeve të së shtunës. Por, kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana shprehet se gjithçka është gati për ditën e sotme.Por, grupimi i Gazment Bardhit nuk u ndal me kaq, por kërkoi në gjykatë çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Kjo lëvizje erdhi një ditë para zgjedhjeve. Ish-kreu i PD-së, i cili u rikthye pas disa muajsh në politikë pas dorëheqjes nga posti i kryetarit, në daljet e tij publike dhe gjatë takimeve me demokratët i ka mëshuar shumë disa planeve që ai ka synim që t’i zbatojë si parti, siç është vettingu në politikë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

‘M’u ka duk si serbi në Kosovë’, banori i Thethit: Thërrasim edhe diasporën në protesta

Një banor i Dukagjinit, Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen...

Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë në Gaza: Ishte gabim teknik

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën. Trupat...

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Lajme të tjera

Web TV