Shpenzoi mijëra euro për t’u transformuar në qen, japonezi del për herë të parë në publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një japonez, i cili shpenzoi mijëra euro për t’u shndërruar në një qen, së fundmi bëri paraqitjen e tij të parë publike në rrugë. Një kanal televiziv gjerman regjistroi edhe reagimet e njerëzve dhe kafshëve ndaj kostumit të tij.

Në videot e mëparshme të postuara në kanalin e tij në YouTube, njeriu i çuditshëm, i njohur me pseudonimin “Toco”, shihet duke luajtur në oborrin e shtëpisë me të katër këmbët dhe duke kryer truke të ndryshme.

Por mesa duket, “Toco” mendoi se ishte një moment i mirë për ta ndarë me të tjerët look-un e tij të ri dhe kështu doli në rrugë, për të bërë shëtitjen e tij i shoqëruar, si çdo qen normal.

Në videon që postoi në kanalin e tij me titull “Dua të jem kafshë”, Toco shihet duke shëtitur në një park dhe sillet si një qen; nuhat qentë e tjerë dhe rrokulliset në tokë. Paraqitja e tij e çuditshme tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve, por edhe të atyre me katër këmbë.
“U bëra qen, duke përmbushur një ëndërr që kisha që kur isha fëmijë”, thuhet në titrat e videos, e cila ka grumbulluar më shumë se 1 milion shikime.
Toco shpjegon me shkrim, pasi nuk flet kurrë në videot e tij, se gjithmonë ka pasur dëshirë të jetojë si kafshë, prandaj ka zgjedhur të investojë në një kostum qeni. Siç tregon ai, arsyeja pse fsheh identitetin e tij si njeri dhe nuk shfaq fytyrën është sepse nuk dëshiron të gjykohet nga rrethi i tij shoqëror.
Kompanisë japoneze Zeppet, e cila prodhon kostume për reklama dhe filma, iu deshën 40 ditë për të krijuar kostumin e japonezit, që kushtoi më shumë se 12 mijë euro.

Të fundit

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Lajme të tjera

Web TV