Hurmat arabe, një frut i ëmbël që nuk të bën dëm, ja përfitimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hurmat arabe njihen si “fruti mbretëror” janë një nga frutat më të ëmbla në natyrë.

Fruti është i shijshëm dhe ushqyes, pasi përmban deri në 70% sheqerna.

Është një nga frutat më të vjetër, i kultivuar kryesisht në Egjipt, Marok, Arabinë Saudite dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Në mbarë botën ka më shumë se dy mijë lloje hurmash. Ky lloj quhet frut mbretëror, sepse në të kaluarën, kjo shumëllojshmëri e veçantë hurme konsumohej kryesisht nga mbretërit.

Përfitimet shëndetësore të hurmave arabe

1. Të pasura me antioksidantë

Hurmat arabe kanë veti të larta antioksiduese. Këto përfshijnë polifenolet, karotenoidet dhe lignanet, të cilat janë treguar se ndihmojnë në menaxhimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.

2. Mund të mbështesin shëndetin e zorrëve

Studimet mbi fibrat vazhdojnë të mbështesin rolin e tyre të rëndësishëm në shëndet, duke nisur nga nxitja e një mikrobiome të shëndetshme të zorrëve deri te reduktimi i rrezikut të disa gjendjeve shëndetësore afatgjata.
Një studim i vitit 2015 zbuloi se konsumimi i hurmave mund të reduktojë kancerin e zorrës së trashë falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe polifenolit, ky i fundit gjithashtu ka përfitime të dobishme anti-mikrobike.

3. Ndihmojnë në shëndetin e kockave

Hurmat janë një burim i mineraleve miqësore me kockat duke përfshirë fosforin, kaliumin, kalciumin dhe magnezin si dhe vitaminë.

4. Mund të lehtësojë një lindje natyrale

Përfshirja e hurmave në dietë në javët e fundit të shtatzënisë mund të nxisin zgjerimin e qafës së mitrës. Ato gjithashtu mendohet të jenë të dobishme në reduktimin e kohëzgjatjes së lindjes.
Përbërjet në fruta besohet se imitojnë efektet e oksitocinës, një hormon i përfshirë në kontraktimet e lindjes.

5. Mund të jetë një zëvendësues i dobishëm i sheqerit

Lexo edhe :  Dieta shumëngjyrëshe që ju ndihmon për të forcuar imunitetin

Shurupi i hurmës ka një indeks të ulët glicemik (GI) dhe një përmbajtje më të ulët të fruktozës se shumica e ëmbëlsuesve të tjerë.

A janë hurmat të sigurta për të gjithë?

Disa persona mund të jenë alergjikë ndaj hurmave dhe, përveç kësaj, komponimet e quajtura sulfite, për disa individë të ndjeshëm, mund të shkaktojnë simptoma alergjike. Nëse i përjetoni këto simptoma pas ngrënies së hurmave, flisni me mjekun tuaj.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV