Përplasi për vdekje 38-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës/ Arrestohet i riu në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje një person ditën e djeshme në aksin Kukës-Uzinë, është arrestuar sot nga policia.

Në pranga ra P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën.

Në pranga ra edhe S. P., 38 vjeç, banues në Itali, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale.

Një 30-vjeçar R. B., u shpall në kërkim pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte në Bajram Curri, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një jelek antiplumb, si i Policisë, që posedohej pa të drejtë nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV