Si krimi po investon në apartamente e toka?/ Ja si pastrohen paratë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata investojnë në blerje apartamentesh dhe në blerje tokash, e këtu nuk bëhet fjalë për qytetarë të thjeshtë, por për shtetas shqiptarë të shpallur fajtorë në fushën e narkotrafikut, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e Bashkimit Europian, të cilët nga hetimet pasurore rezultojnë se synuan blerje në kryeqytet dhe tokat në periferi.

Përherë e më shumë shumë SPAK po vendos në sekuestro pasuri të patundshme, të identifikuara se u blenë nga para krimi. Më të fundit ku kryesojnë apartamente të blera në Tiranë, për të cilat Gjykata e Posaçme vendosi konfiskim i përkisnin shtetasit Vito Biba.

SPAK deklaron se nëntë pasuri të Bibës i kalojnë shtetit, mbas hetimit që provoi se i dyshuari ishte dënuar në Itali me 20 vite burg për trafik narkotikësh. Të gjitha pasuritë e identifikuara janë apartamente, toka dhe njësi shërbimi në kryeqytet.

Javën e kaluar pasuritë me vlerë mbi 20 milionë euro, u kërkuan të bllokohen nga SPAK ndaj katër shtetasve dy të dënuar në Belgjikë dhe një tjetër për drogë në Spanjë. Teksa dy të parët kishin blerë apartamente në bregdet në zonën e Golemit dhe të Orikumit, i treti me identifikuar si Anton Gjini, i hyri biznesit duke investuar në kompani ndërtimi dhe në blerje trojesh.

Të njëjtin fat patën edhe 18 apartamente, dhjetëra garazhe e shoqëritë aksionere dhe liçensat për transport udhëtarësh të Paulin Markut, një ish i dënuar për drogë, i cili u vra në një antenat të dyfishtë në Laç. Hetimet masive të SPAK, kanë zbuluar se trafikantët parapëlqejnë gjithashtu të investojnë në mjete luksoze dhe në kriptovalutë.

SPAK bën me dije për TCH, përmes burimeve jo zyrtare se për vitin e kaluar bazuar në ligjin antimafia u kërkuan të dhëna për 554 persona, të dënuar dhe hetuar në fushën e drogës, grupit kriminal dhe korrupsionit.

Lexo edhe :  Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Ndërkohë që nga të gjitha prokuroritë për hetimin pasuror i është kërkuar informacion drejtorisë  së përgjithshme e parandalimit të pastrimit të parave për 3471 shtetas, që të gjithë të dyshuar se pastruan para, mes tyre edhe të ardhurat nga fusha e call center. Por prokuroritë e zakonshme vijojnë te kenë rezultate të papërfillshme në këtë fushë.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV