Tritan Shehu i revoltuar: Kriminale! Operacionet për jetë a vdekje nuk realizohen në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Eni Jani Fuga bëri apel për ndihmë në rrjetet sociale për partnerin e saj aktorin Genc Fugën, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që kushtonte 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan.

Kjo ndërhyrje vinte pas një goditje në tru që aktori kishte pësuar. Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kontribuan duke e mbledhur shumën në pak orë dhe duke bërë të mundur operimin e tij .

Pas kësaj ngjarjeje, një reagim ka ardhur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili denoncon se ka disa operacione për jetë a vdekje, si rasti i Fugës, që nuk realizohen në spitalin shtetëror QSUT dhe këtë e cilëson kriminale.

Raste si ai i Fugës, deputeti i opozitës shkruan se përsëritet për qindra shqiptarë, që sipas tij në shkelje të Kushtetutës, nuk iu ofrohet shërbim në shtet për disa raste specifike dhe detyrohen të paguajnë shuma marramendëse në spitale private ose përballen me vdekjen.

“Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”! Një “Deja vu” çfarë ndodh me artistin Fuga, një ngjarje e përsëritur, për qindra shqiptare tashmë. Një shkelje e rënde e Kushtetutës, të drejtave universale. Është vetëm një simptomë i degradimit të “Shëndetësisë falas” te Rilindjes. Në të vërtetë e kam ngritur pa ndërprerje këtë ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnjë përgjigje nga ky shtet.

Janë jo pak ndërhyrjet e urgjencës ekstreme jetësore, pra për jete ose vdekje, që për turpin e sistemit nuk realizohen as në QSUT. Realizohen vetëm te privati, me pagese në dorë nga pacienti. Ndryshe Vdis! Midis tyre është dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e të rënda cerebrale. Pra, kemi të bëjmë me një urgjence ekstreme, detyre e shtetit për t’u përballuar. Fatkeqësisht shteti ne vend që të ndërtojë një strukture te tere mbështetëse urgjence, bën rolin e strucit, duke i thënë pacienteve… O paguaj o vdis.

Lexo edhe :  Nëna humbet fëmijën 15 vjeç në Elbasan, bën denoncimin pas tri javësh

Së pari është e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT, Turp kjo edhe për atë qendër, shërbimet, qe se paku duhet të ngrenë fort zërin e jo te heshtin si fija e barit. Së dyti, për deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet të rimbursojë 100 % te shpenzimeve privatit që e realizon, duke e falënderuar atë. Sepse këtu kemi të bëjmë me Jetë ose Vdekje.

Duke i uruar shërim aktorit te njohur e vlerësuar rolin e publikut dua te them: Nuk mjafton vetëm me kaq, janë shumë e shumë ata që në heshtje pësojnë të tilla sëmundje e kanë nevojë për ndihmë. Opinioni mjekësor, ai i përgjithshëm duhet të ngrejë fort e lart zërin për tu respektuar e vlerësuar se paku jeta e qytetareve”, shkruan Shehu.

Nisur nga kjo vetëm ta mendosh sa qytetarë të thjeshtë përballen me këtë situatë dhe familjet e tyre e kanë të pamundur të përballojnë shumat marramendëse që kërkojnë spitalet private. E ndërsa në rastin e Fugës, njerëzit u solidarizuan për të mbledhur shumën, shumë qytetarë të tjerë mund të mos mbledhin paratë për ndërhyrje kirurgjikale të tilla. Është detyrë e sistemit shtetëror shëndetësor të sigurojë dhe ofrojë shërbimin shëndetësor me qëllim që pacientin të mos ë lërë para zgjedhjeve ‘o paguaj ose vdis”.

Të fundit

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

Lajme të tjera

Web TV