Infarkti në det, po preken edhe moshat e reja? Mjeku tregon gabimin që mund të jetë fatal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë përvëluese të gjithë i drejtohemi plazhit, por askush nuk është imun nga problemet me zemrën nga temperaturat arrijnë në 43 gradë Celcius

Janë pafund lajmet e verës për njerëz që pësojnë arrest kardiak sapo bien në kontakt me ujin gjatë pushimeve, edhe pse e pazakontë, këtu nuk përjashtohen edhe të rinjtë.

Jo më larg se dje, një djalë vetëm 20 vjeç pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Velipojës. Vapa është armiku kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake, por i kujtdo që ekspozohet gjatë në diell, në orët më të nxehta të ditës.

Por cilat janë shkaqet, dhe pse gjithnjë e më shumë pushuesit pësojnë infarkt në det?

Top Channel i është drejtuar mjekut kardiolog Novrus Çaushaj, i cili tregon sesa e rrezikshme është futja e menjëhershme në ujë.

“Një nga shkaqet kryesore për njerëzit e shëndetshëm, por edhe ata të sëmurë është qëndrimi i gjatë në diell ose lojërat në rërë (futboll, volejboll etj), që e rrisin shumë temperaturën trupore. Shtojmë këtu edhe temperaturën e mjedisit. Kur futen në ujë menjëherë, diferenca mes temperaturës së ujit dhe trupit është shumë e madhe dhe këtu ndodh tkurrja e menjëhershme e enëve të gjakut, me pasoja katastrofale për zemrën, deri në arrest kardiak. E vetmja metodë për të shmangur rrezikun e një arresti karidak, është futja me kujdes në përshtatje ndaj temperaturës së ujit, duke e freskuar trupin dhe këmbët për gati 10-15 min, pastaj zhytja e gjithë trupit.”-tha ekskluzivisht për Top Channel, mjeku kardiolog.

Novrus Çaushaj, mjek kardiolog

Ai thekson se janë shtuar rastet e sëmundjeve të zemrës edhe te moshat e reja, teksa rendit edhe veset të cilat zemra nuk i do, siç është kequshqyerja, alkooli, duhani, drogat apo jeta pasive.

Lexo edhe :  Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Aktualisht edhe në vendin tonë është vënë re nga kardiologët që është ulur mosha e shfaqjes së shenjave të sëmundjeve të zemrës, ashtu sikundër është edhe infarkti akut i miokardit. Nëse para 25 viteve dhe më tutje kjo sëmundje shfaqej te moshat mbi 55-vjeçe, tani e gjejmë në mosha më të reja nën 40 vjeç, madje edhe te femrat, edhe pse janë të mbrojtura nga prezenca e hormoneve femërore.

Shkaqet janë disa por po përmend më të rëndësishmet. Ushqyerja pa kriter, jo e kontrolluar dhe aspak e shëndetshme. Përdorimi pa kriter i alkoolit dhe lëngjeve të sheqerosura. Futja te rinia jonë e “kulturës” europiane dhe me tutje e përdorimit të të gjitha llojeve të drogave (të lehta dhe të rënda).

Keta përdorues janë grupi me moshë akoma më të re të  shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Fillimi i përdorimit të duhanit në mosha edhe më të vogla, është gjithashtu shkaktar. Ky është një brez pasiv, që rri larg jetës aktive fizike ku aktiviteti i rregullt fizik është një nga “mjekimet” më të mira natyrale të kësaj sëmundje.”-thekson mjeku kardiolog.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV