Ndezi zjarr në Radhimë dhe tentoi t’i largohej policisë, arrestohet 26-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet 26-vjeçari në Radhimë. Bëhet me dije se i riu u kap duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke.

Gjithashtu theksohet se 26-vjeçari me inicialet Gj.H., gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi kanabis.

Sakaq materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përhapjen e një zjarri që sapo ishte ndezur në fshatin Radhimë.

U kap në flagrancë duke ndezur zjarrin, vihet në pranga 26-vjeçari.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, gjatë kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore, kanë kapur në flagrancë një shtetas që po ndizte zjarr i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përhapjes së zjarrit dhe për arrestimin e autorit, shtetasit Gj. H., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të kapur dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata shtetas që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Lexo edhe :  Një baba që bënte jetë të thjeshtë - Si u kap bosi shqiptar i kokainës

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Të fundit

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Lajme të tjera

Web TV