Pas shkrirjes së bordit rriten çmimet, nafta dhe benzina shtrenjtohen brenda pak ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që po udhëtojnë këto ditë për pushime, pune, apo arsye të tjera personale do të duhet të paguajnë më shumë për të mbushur serbatorët e automjeteve.

Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim total prej 8-9 lekësh për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i pakicës dhe shumicës në vend, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë.

Në pikat e tregtimit të Eida Petrolum, nafta shitet me 184 lekë.

Me ritme të shpejta është shtrenjtuar dhe benzina. Një litër tashmë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se rritja ishte e detyruar për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platts, që është referenca të cilën e përdorin importuesit, ka arritur në rreth 900 dollarë për ton.

Ky është ndryshimi i dytë që bëjnë operatorët e tregtimit të karburanteve, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj (shiko grafikun e ecurisë së çmimeve në vend).

Të dyja ndryshimet e operatorëve pas shfuqizimit të Bordit kanë qenë vetëm në rritje.

Operatorët e tregut pohuan se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa, ku nafta ka arritur fillimisht në 780 dollarë për ton dhe tani 900 dollarë për ton, nga 690 dollarë që ishte në fillim të qershorit kur Bordi mori vendimin.

Lexo edhe :  I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Treguesi tjetër referencë i naftës, “Brent” arriti në 85 dollarë për fuçi,  nga 74-76 dollarë, që ishte në fillim të qershorit (shiko grafikun e dytë). Sipas Reuters, çmimet janë rritur vazhdimisht për shkak të optimizmit të investitorëve për ecurinë ekonomike globale nga njëra anë dhe shqetësimit për kufizimin e furnizimit me karburant nga ana tjetër.

Por, në kahun tjetër dollari, që është monedha me të cilën tregtohet karburanti ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm, duke zbritur për disa ditë deri afër 90 lekëve dhe aktualisht në 95 lekë, nga 100 lekë që ishte në fillim të qershorit.

Për më shumë se një vit, që prej marsit 2022, çmimet tavan të karburanteve u vendosën nga Bordi i Transparencës, një mekanizëm i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet pas krizës që u shkaktuan në këtë treg nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët u shprehën kundër këtij Bordi, duke pohuar se cenon parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk u mundësonte kompanive që të optimizonin blerjet në tregjet ndërkombëtare, çka do bënte që ata të furnizoheshin kur tregu ishte më lirë. Kjo sipas tyre do mundësonte çmime rreth 5% më të lira sesa ato që vendos Bordi.

Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

Të fundit

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit...

“Kemi 36 orë pa ngrënë”/ PD lë pa bukë numëruesit, pas ankesës u dergojnë nga dy byrekë!

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit...

“Mjeshtër” i krimit kibernetik, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan...

Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Spartak Ngjela Abstenime djathtas. Nuk pranojnë Saliun. Po Saliu që tani është mundur me mbi 40 mijë vota, ende do rrijë sot si pushtues i Partisë Demokratike. Sigurisht...

Kundërshtoi kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt!

Gjykata e Lartë vendosi të pranojë rekursin e Arbër Veliaj dhe ta kthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i...

Lajme të tjera

Web TV