Rritet taksa e pronës/ Çmimi i referencës ndryshon në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa qeveria po bëhet gati për një reformë të thellë mbi taksën e pronës, që sipas gjasave do të hyjë në fuqi e plotë në 2026-ën, ndryshimet e para do t’i ndjejë kryeqyteti.

Nëpërmjet një VKM-je qeveria ka vendosur çmime të reja reference në 32 zonat kadastrale të qytetit. Rivlerësimi i tyre nuk bëhej që nga vitit 2016.

Taksa që qytetarët e Tiranës do paguajnë në faturën e ujit tashmë do të variojë me një rritje nga 236 deri në 2600 lekë në vit në zonat më të shtrenjta.

Taksa është sa 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0,15% . Me metodologjinë e miratuar në 2018-ën kur nuk është i mundur përcaktimi i vlerës së apartamentit merret për bazë çmimi i referencës së zonës.

Konkretisht rritje e çmimeve të referencës së apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës varion nga vlera 5,100 lekë për metër katror  të zonës kadastrale 1/1 (ku përfshin zonat Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) deri në 57,800 lekë për metër katror që është rritja më e lartë në vlerë e çmimeve të referencës për zonën kadastrale 5/3 në Tiranë që përkon me zonat si: Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial.

Për të marrë një shembull në zonën kadastrale si unaza e re apo fabrika e miellit që identifikohen si zona kadastrale 7/4 ka ndodhur dhe rritja më e madhe e çmimit fiskal me 76%

Për apartamentet e këtyre zonave me sipërfaqe 90 m2 vlera vjetore e taksës me çmimet e vjetra të referencës ishte 2,950 lekë. Me çmimin e rritur një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 90 m2 në këto zona do të paguajë për taksën e pronës 2,193 lekë më shumë në vit, pra 5 143 lekë në total në vit.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV