UNESCO rekomandon përfshirjen e Venecias si vend i trashëgimisë botërore në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UNESCO rekomandon përfshirjen e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik. Mediat vendase shkruajnë se për zbatimin e këtij rekomandimi do të duhet të votohet në shtator nga shtetet anëtare të organit të OKB-së.

Në vëzhgimin e Qendrës së Trashëgimisë Botërore thuhet se zhvillimi i vazhdueshëm i qytetit, ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv rrezikojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në vlerën e jashtëzakonshme universale të Venecias.

Raporti i UNESCO-s thotë se autoritetet italiane kanë pasur mungesë të vizionit strategjik për të zgjidhur problemet me të cilat përballet një nga qytetet më piktoreske të Italisë. Kjo është një goditje për autoritetet, të cilët akuzohen se nuk mbrojnë qytetin historik dhe lagunën përreth.

Futja e Venecias në listën e rrezikut ishte propozuar nga UNESCO rreth 2 vite më parë, por u shmang në momentin e fundit për shkak të disa masave emergjente të miratuara nga qeveria italiane.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV