Karamuço bën bilancin/ 27 vrasje në vitin 2023, 10 prej viktimave janë gra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë bilancin e ngjarjeve të rënda kriminale që kanë regjistruar viktima.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Karamuço ka deklaruar se në vitin 2023 janë regjistruar në total 27 vrasje. Ai ka theksuar se nga vrasje, 10 viktima janë gra.

“Në 7 muajt e parë të këtij viti, kanë ndodhur gjithsej 27 vrasje. Shëmtia e shifrave të këtij viti është se 10 prej viktimave janë gra (përfshirë ngjarjen e sotme në Durrës)”, ka shkruar eksperti i kriminalistikës.

Këtë bilanc, Karamuço e ka bërë pas ngjarjes së sotme në Durrës, ku një 32-vjeçare u gjet e pajetë poshtë Urës së Dajlanit me shenja dhune.

Sipas policisë, e reja kishte humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup nga një mjet prerës.

Karamuço bën bilancin/ 27 vrasje në vitin 2023, 10 prej

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Lajme të tjera

Web TV