Vetëm 1 pije me sheqer në ditë – Çfarë dëmi shkakton në zemër dhe arterie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pijet me sheqer ndonëse mund të mos i preferoni shpesh, padyshim që ju ka ndodhur t’i provoni herë pas here.

Përtej shijes, nga këto pije ajo çfarë diskutohet shpesh edhe nga ekspertët është efekti i tyre në shëndet.

Efekt për të cilin mund të mos mendoni shpesh pasi të kthesh disa gota lëng frutash apo pije me gaz nuk ngjan me ndonjë sulm për shëndetin.

Çfarë thonë ekspertët?

Sipas ekspertëve pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shanse të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra.

Studimi i botuar në Revistën American Heart Association shpjegon se jo të gjithë pijet me sheqer që ndodhen në treg kanë efekte të njëjta në organizëm.

Rreziku vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë riskun me 43%.

Ndërsa për pijet me gaz mund ta rrisin rrezikun vetëm me 23% ndaj prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri i shtuar tek pijet mund të bllokojë arteriet, enët e gjakut dhe mund të çojnë në sëmundje të tjera si diabeti apo mbipesha e obeziteti.

Një rrezik i shtuar për gratë

Një studim i cili mori nën shqyrtim 106.000 mësuese gra i quajtur Colifornia Teachers Study, tregoi se 4.2% e të gjithë pjesmarrësve kishte pasur probleme me zemrën.

Mosha mesatare e grave në këtë studim ishte 52 vjeç dhe ndjekja e regjimit ushqimor dhe jetësor vazhdoi për thuajse 20 vite. Gjatë këtyre viteve 2.677 gra pësuan goditje në zemër, 5.258 goditje në tru dhe 2.889 të tjera i’u nënshtruan procedurave për të hapur arteriet e bllokuara.

Lexo edhe :  Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga të gjithë pjesmarrësit 42% deklaruan se konsumonin ndonjëherë ose kurrë pije me sheqer.

Sipas ekspertëve të gjithë gratë që patën probleme të natyrës kardiovaskulare ishin konsumuese të rregullta ose mesatare të pijeve me sheqer të shtuar.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV