Bashkë me shiun e fundjavës, prisni edhe këto pasoja tek gjendja juaj emocionale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse sapo u stabilizuat me uljet e lehta të temperaturave dhe keni bërë plane në fundjavë, ne dhe aplikacioni i parashikimit të motit kemi një lajm të keq: tashmë është shiu pengesa e rradhës!

Teksa parashikohen reshje për pak ditë, po vrisnim mendjen nëse ky ndryshm i kohës dhe motit ndikojnë në gjendjen emocionale të njeriut.

Shkencërisht, ka faktorë të ndryshëm se si dhe pse moti i zymtë ndikon në gjendjen tonë, por shkencëtarët besojnë se mungesa e dritës së diellit është fajtori kryesor.

Drita mund të mendohet si një lloj “droge”. Kur ka shumë pak diell, do të filloni ta ndjeni nevojën – emocionalisht dhe fizikisht.

Kjo për shkak se trupi ynë mbështetet në rrezet e diellit për të mbajtur nën kontroll orën e brendshme që rregullon ciklin tonë gjumë-zgjim.

Një dozë e dritës në mëngjes ju ndihmon të ndiheni vigjilent, kështu që kur bie shi për ditë të tëra, mund të filloni të ndiheni të përgjumur. Kjo mund të prishë modelet tuaja normale të gjumit, duke ju bërë të dremoni më shumë ose më pak se zakonisht.

Rrezet e diellit gjithashtu mund t’ju shtojnë nivelet  lumturisë duke nxitur dy nga kimikatet e trupit për t’u ndjerë mirë: serotoninën dhe dopaminën.

Pa këtë dritë – dhe nivele adekuate të këtyre neurotransmetuesve – disa njerëz janë më të prirur të ndihen në depression.

Mungesa e diellit (dhe efektet e tij të mundshme në trurin tuaj) besohet gjithashtu të jetë një nga shkaktarët më të mëdhenj të çrregullimit afektiv sezonal (SAD), një formë depresioni që prek miliona njerëz, kryesisht gjatë vjeshtës dhe dimrit, çdo vit.

Lexo edhe :  COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Faktorë të tjerë meteorologjikë – duke përfshirë ndryshimet në temperaturën, lagështinë dhe presionin barometrik – mund të shkaktojnë gjithashtu shpërthime dhimbjeje tek njerëzit që janë të ndjeshëm, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë të kuptueshme se si një person po ndihet emocionalisht.

Sigurisht, e gjithë kjo është shumë personale. Megjithëse nuk kuptohet 100%, duket se ekziston një lidhje midis personalitetit tuaj dhe ndjeshmërisë tuaj ndaj motit. Në fund të ditës, disa njerëz thjesht e urrejnë shiun dhe të tjerë e duan!

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV