Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e ashpër që rivali i tij më i predispozuar për të fituar garën për kandidim në Presidencialet 2024 mes republikanëve, Donald Trump, është duke bërë.

Edhe pse dy ditë më parë Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.

Madje Presidenti amerikan duket se e ka humbur interesin edhe për 4 akuzat e reja që lidhen me komplotin për të përmbysur rezultatin e 2020, që ju komunikuan paraardhësit të tij.

Kjo pasi, pas relaksit në plazh Biden është parë duke shkuar në kinema për të shijuar premierën e filmit Oppenheimer.

Por ajo çka tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të tij në plazhin në Rehoboth, ishte fakti se Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezlong.

“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.

Biden tërhoqi vëmendjen po ashtu, pasi ai dhe bashkëshortja bënë edhe një shëtitje natën vonë në plazh për të parë superhënën që po shkëlqente mbi ujë.

Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatësBiden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatësBiden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatësBiden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV