EMRI/ Arrestohet oficeri i policisë në Durrës, zbulohet arsyeja e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv policië ka rënë në pranga ditën e sotme në Durrës, pasi nën akuzë për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se në pranga ka rënë 31-vjeçari Ardit Xhafa, i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme në AMP dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka bërë ndalimin në flagrancë të oficerit të policisë N/komisar Ardit Xhafa, 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.

Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

Të fundit

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Lajme të tjera

Web TV