Dalin fotot e para nga dasma mahnitëse e Rita Orës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dasma e Rita Orës dhe regjisorit Taika Waititi ishte shumë më mahnitëse dhe e veçantë se çmund të kishim menduar.

Dyshja zgjodhën revistën e famshme Vougue, në përvjetorin e tyre të parë, për të publikuar foto dhe video të martesës private, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.

Vitin e kaluar, ata e mbajtën private dasmën e tyre, duke mos postuar në internet. Ata gjithashtu zbuluan se u martuan në Los Angeles.

“Në fakt ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që njerëzit shpikin dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita. “Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur me të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë të parë.”

Regjisori Taika Waititi pranon se ishte Rita ajo që e propozoi dhe ai tha po në çast.

Dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018, të cilën Taika e organizoi në shtëpinë e tij në L.A. Vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin. Rita e propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022 dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.

“Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh”, sqaron Taika.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV