“Njerëzit gjykojnë veprat jo fjalët”/Balla: Rritja i besimit te Policia detyrë emergjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se rritja e besimit të publikut te Policia është një detyrë emergjente e një proces aspak i lehtë, që kërkon kohën e vetë.

Në komunikimin me strukturat e Beratit, Ministri theksoi se çelësi i suksesit është krijimi i një fryme skuadre dhe ndershmëria në radhët e policisë.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re”, tha ndër të tjera ministri.

Në lidhje me perceptimin e publikut ndaj punës së policisë, Balla nënvizoi se njerëzit gjykojnë veprat e jo fjalët, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve, të tregohen mbështetës të Policisë.

“Njerëzit nuk na gjykojnë nga ato që themi, por nga veprimet që bëjmë, shembulli që japim, modeli që krijojmë. Ndërtimi i besimit te Policia e Shtetit është detyrë emergjente, por edhe një proces jo i lehtë. Dua t’i bëj një thirrje çdo qytetari sot nga Berati: – kini besim!”

Sa i përket procesit të luftës ndaj fenomeneve të korrupsionit apo të paaftësisë profesionale, Ministri u shpreh se: “që ditën e parë në këtë detyrë kam ardhur me vetëdijen se suksesi në punën time është i pamundur pa drejtuesit dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Krijimi i një fryme skuadre në luftën për përmbushjen e objektivave të këtij sektori është baza e suksesit që synoj. Dita duket që në mëngjes. Ka filluar të duket qartë se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili po hyn në një fazë të re”, tha Balla.

Të fundit

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Lajme të tjera

Web TV