Përgjimet e ‘Sky’/ Basha kërkon Vetting në politikë: Kush ka lidhje me krimin…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara falë çkodimeve të aplikacionit SKY, sa i takon dosjes së SPAK për operacionin ‘Metamorfoza’, ku dalin në pah lidhjet e krimit me strukturat e zyrtare.

Basha tha se siç dëshmojnë përgjimet e “SKY”, kontrata mes politikës dhe krimit është një plagë e madhe për rendin dhe sigurinë tonë. Mes të tjerash ai thekson se PD është këmbëngulëse në kauzën e pastrimit të politikës.