FOTO/ Kjo është familja kosovare që u aksidentua në Kroaci, humbën jetën nënë e bijë

U nisën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar pushimet, por gëzimi u kthye hidhërim.

Familja kosovare e cila po udhëtonte me një automjet tip “BMW” u aksidentua në Kroaci, ku për pasojë humbën jetë nënë e bijë, Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur babai dhe i biri.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione.