Lufta me Rusinë, Sllovakia lejon nëntë qytetarë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus. Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë. Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

Të fundit

Mbërrin zarf i bardhë në “BBV”/ Rritet çmimi i madh pas sfidës së suksesshme

Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sot një lajm të gëzuar. Një zarf i bardhë i ka njoftuar se...

Opozita e ka dëmtuar Edi Ramën vetëm kur ka bashkëpunuar me të

Nga Mero Baze Shikojë se ka një nxitim që vjen nga sëmundja kronike për ti thënë jo çdo iniciative politike të qeverisë. Është e qartë...

Çupi ‘thumbon’ politikën: Nëse drejtësia po shkërmoq bandat, atje na del Iliri dhe Saliu

Analisti Frrok Cupi i ftuar në një program televiziv foli për aksionet e SPAK dhe goditjen e bandave kriminale. Ai tha se SPAK po ndjek...

‘A jeni gati?’/ Ja cilët ish-banorë i bashkohen shtëpisë së ‘BBV3’ sonte

Me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, një prej finalistëve të “BBV3”, produksioni ka organizuar një festë surprizë. Disa ish-banorë do të bëhen pjesë e...

Falsifikoi testamentin e Silvio Berlusconit, sipërmarrësit italian i ndodh e papritura

Marco Di Nunzio, një sipërmarrës nga Torino u arrestua në Kolumbi për shkak të falsifikimit të testamentit të Silvio Berlusconit, raportojnë mediat italiane. Prokurorët e...

Lajme të tjera

Web TV