Moti i keq dhe lagështia në rrugë, 18 të plagosur në 4 aksidente këtë të diel!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lagështia në rrugë është bërë shkak për disa aksidente këtë të diel, ku kanë mbetur të plagosur 18 persona. Në Rrugën e Kombit një automjet me targa të Serbisë është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga në fshatin Gziq.

Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin drejt bregdetit për pushime. Burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre u dërguan në spitalin e Rrëshenit, prej ku mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Pak minuta pas këtij aksidenti, rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete, ndërsa 10 persona u lënduan. Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkohë në Shkopet dy persona janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Burrel–Skuraj, në vendin e quajtur “Vabli”. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit.

Në Korçë, një makinë me drejtues një 74-vjeçar ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj. Shtetasi me iniciale D. H., u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV