Bella Hadid tregon si është të bashkëjetosh me këtë sëmundje për 11 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë me rreth 60 milionë ndjekësit e saj në instagram momentet më të vështira që po kalon me shëndetin. Ajo është duke u trajtuar nga një infeksion bakterial të cilës i është rishfaqur së fundmi.

Që prej vitit 2012, Bella është diagnostikuar me një sëmundje që quhet ‘Lyme’, e shkaktuar nga bakteri ‘Borrelia burgorferi’ dhe transmetohet tek njeriu nga këpushat.

Në postimin e saj Bella ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor për përkujdesjen dhe njerëzit që i kanë ndenjur afër në momentet më të vështira si dhe ka ndarë disa foto nga arkivi i saj personal që tregojnë gjendjen shëndetësore në muajt e fundit.

“I jam mirënjohëse nënës sime që mban të gjitha dosjet e mia mjekësore, ishte pranë meje, nuk më la kurrë, më mbrojti, më mbështeti, por mbi të gjitha që besoi në mua”, nisi rrëfimin modelja e njohur.

“E vetmja gjë që dua t’ju them të gjithëve. Para së gjithash, unë jam mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Së dyti, nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, do t’i bëja të gjitha. Më bëri kjo që jam sot. Universi funksionon në mënyrat më të dhimbshme dhe të bukura, por më duhet të them që nëse luftoni, gjithçka do të funksionojë. Unë premtoj të qëndroj e fortë, të besoj në veten time dhe në më të mirën, atëherë retë do të fillojnë të shpërndahen. Ndjej mirënjohje të madhe për këto 100+ ditë trajtim”, vazhdoi Bella.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Të fundit

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Lajme të tjera

Web TV