Patëllxhani “mbreti” i perimeve! Njihuni me vlerat dhe vetitë e tij shëruese

Sipas hulumtimit laboratorik patëllxhanët kanë efekt të fortë antioksidues për shkak të përmbajtjes së saj në antocianin (që gjenden në lëkurën e patëllxhanit), të cilat mbrojnë qelizat e trurit.

Është gjithashtu i lartë në fibra, kalium, vitaminë C dhe vitaminë B-6.

Në fund, sa më pak të gatuhet patëllxhani, aq më gjatë i ruan lëndët ushqyese.

Karakteristikat kryesore

Patëllxhani është i pasur me flavonoide, pasi përmban 13 komponime fenolike, të cilat janë të dobishme për shëndetin tonë dhe kanë një efekt antioksidant.

Është i pasur me magnez dhe vitamina. Përmbajtja e lartë e fibrave, kaliumit dhe vitaminave ndihmon në shëndetin e zemrës.

Polifenolet që gjenden në shtresën e jashtme të purpurt të patëllxhanit tregojnë veti të rëndësishme antikancerogjene, pasi parandalojnë rritjen e tumoreve dhe përhapjen e qelizave kancerogjene.

Analizat laboratorike të përbërjeve fenolike në patëllxhan zbulojnë se perimet përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit klorogjenik, i cili shërben si një agjent antimikrobik, antiviral dhe antikancerogjen.