Shtimi i aksidenteve, eksperti tregon pse “vrasin” rrugët tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm ditën e diel ndodhën tre aksidente automobilistike në vendin tonë. Muaji korrik është shoqëruar edhe me humbje jete.

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha, në një intervistë për RTSH 24 rendit arsyet e aksidenteve. Sipas tij, shkak bëhen shpesh lëvizja e shtuar e njerëzve për shkak të sezonit turistik, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, amortizimi dhe moskontrolli teknik i makinës.

Ka shumë njerëz që lëvizin, që vijnë nga vendet e tjera. Ndikim të madh ka edhe rritja e cilësisë së rrugëve, gjithmonë sipas statistikave botërore, sepse njerëzit shkujdesen dhe shtojnë aksidentet. Ka edhe probleme të konsumit të alkoolit,” shpjegon eksperti Hoxha.

Disa nga akset shqiptare janë më problematike për sa i përket aksidenteve.

Një është aksi Tiranë-Durrës, sepse është më i ngjeshur. Është Lushnja, Fieri…

Eksperti rrugor thotë se duhet rritur kontrolli mbi mjetet e amortizuara dhe të pakolaudura, të cilat bëhen burim aksidentesh.

Unë kam parë mjete që qarkullojnë në gjendje të frikshme. Pra me të vërtetë, që në pamje të parë nuk ka nevojë të pyesësh a ke bërë kontrollin teknik apo jo. Janë jashtë çdo kushti teknik,” shton Hoxha.

Sipas ekspertit vetëm gjatë këtij muaji, policia ka arrestuar 270 drejtues mjetesh, prej të cilëve 130 pa leje drejtimi dhe 140 të tjerë ngaqë e drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV