Taksa e pronës/ Si do paguajnë ndërtuesit, të (pa) legalizuarit, dhe bashkëpronarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektligji i ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme që synon të rrisë arkëtimin e të ardhurave për bashkitë ka parashikuar si do të veprohet edhe me raste specifike që hasen rëndom në vend.

Të tilla janë rastet e banesave në proces legalizimi por që ende kanë certifikatë pronësie, truall privat që është zënë nga ndërtesa në proces legalizimi apo ndërtime që janë në zhvillim dhe ku zhvillues mund të jetë një apo disa sipërmarrje. Konkretisht në projektligjin e nxjerrë për konsultim nga qeveria neni 9 përcakton se kush është taksapaguesi sipas rastit.

Në pikën një thuhet se “taksapaguesi është pronari i pasurisë së paluajtshme”. Më tej vijohet me rastin kur kemi objekte me pronësi të paqartë.

“Nëse pronari i parcelës nuk e shfrytëzon parcelën e tij, për shkak se ajo parcelë është zënë, nga një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, taksapaguesi/t për parcelën, është/janë poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarët e njësive të ndërtesave. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi parcelën, pronarëve ose poseduesve të njësive të ndërtesave” thuhet në pikën 2.

Ndërkohë sipas pikës 3 nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi pasurinë e paluajtshme, poseduesit.

Pika 4 përcakton si veprohet kur kemi një ndërtesë që ende s’ka përfunduar.

“Nëse njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe është duke u ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi, taksapaguesi është zhvilluesi i njësisë së ndërtesës. Kur njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapaguesi është poseduesi i njësisë së ndërtesës. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi njësinë e ndërtesës, poseduesit” thuhet në këtë pikë.

Lexo edhe :  Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, përgjegjësia për pagesën e taksës së plotë vjetore të pasurisë, për një vit tatimor të caktuar, i përket personit që është pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisë së paluajtshme në 30 nëntor të vitit paraardhës.

Pika 6 specifikon rastet kur kemi të bëjmë më bashkëpronësi, pra më shumë se një pronar.

“ Kur pasuria e paluajtshme është në bashkëpronësi ose bashkë-posedim, të dy ose më shumë personave, apo është duke u zhvilluar nga dy apo më shumë zhvillues, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore, është secili nga këta persona, në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Nëse pjesët janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta. Taksapaguesit janë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore” thuhet në këtë pikë.

Të fundit

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon

Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga...

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X. Kryetarja e AMA-s, Armela...

Si zgjidhet kriza politike? Reagimi i Albin Kurtit: “Nuk e di, por…”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të...

Lajme të tjera

Web TV