Rreziqet gjeopolitike, kërcënimi kryesor për ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet gjeopolitike shihen si kërcënimi më i madh për ekonominë globale në afat të shkurtër, sipas një sondazhi të fundit global të Oxford Economics që përfshiu 127 biznese.

Në veçanti, rreth 36% e bizneseve thanë se tensionet gjeopolitike, të tilla si çështjet që lidhen me Tajvanin, Korenë e Jugut dhe marrëdhëniet Rusi-NATO , janë kërcënimi më i madh për ekonominë.

Ndërkohë sipas një sondazhi të ngjashëm në prill, gati gjysma e të anketuarve besonin se rreziku më i madh vinte ose nga shtrëngimi i politikës monetare ose nga shpërthimi i një krize financiare, raporton abcnews.al.

Edhe pse bizneset vazhdojnë ta shohin inflacionin e lartë si një rrezik serioz dhe të dukshëm në afatin e afërt, ata tani janë më optimistë për rënien e tij.

“Bizneset presin që inflacioni të rritet në 3.7% në 2024, 0.2% më i ulët se parashikimi ynë më i fundit,” tha Jamie Thomson, redaktor i sondazhit përkatës në Oxford Economics.

“Parashikimet afatmesme të inflacionit kanë rënë ndjeshëm, duke përmbysur rritjet e regjistruara gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.

Gjithashtu, sondazhi duket se lehtëson shqetësimet për rreziqet për sistemin bankar. Natyrisht, pas kolapsit të bankave, që ndodhi në mars të këtij viti, ende ekziston një frikë e madhe.

Për më tepër, rreth 30% e të anketuarve vazhdojnë të besojnë se rreziku më i madh në periudhën e ardhshme është ashpërsimi i kushteve të kreditimit ose shpërthimi i një krize të gjerë financiare në shkallë ndërkombëtare, siç raportohet nga moneyrevieë dhe CNBC.

Megjithatë, tensionet gjeopolitike shihen gjithashtu si një rrezik kryesor për ekonominë globale nga 60% e të anketuarve.

“Një përshkallëzim i tensioneve gjeopolitike mund të shkaktojë një përmbysje të konsiderueshme të trendit të globalizimit, si për tregtimin ashtu edhe për aktivitetet e sistemit financiar”, tha Jamie Thomson.

Lexo edhe :  Donald Trump reagon pas tërmetit në Paqësor: Qëndroni të fortë dhe të sigurt!

De-globalizimi është rreziku i tretë më i madh i identifikuar në sondazhin e Oxford Economics. Së fundmi, afërsisht 25% e kompanive pjesëmarrëse besojnë se rreziku më i lartë do të lindë nga ulja e normave të interesit në pesë vitet e ardhshme./ S.M

Të fundit

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Lajme të tjera

Web TV