Sapo ka mbushur 101 vjeç dhe punon çdo ditë, neurologu tregon “sekretin” e jetëgjatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neurologu i njohur amerikan Dr.Howard Tucker, ka mbushur muajin e kaluar plot 101 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se Tucker ka lindur më 10 Korrik 1922 dhe ai pavarësisht moshës së thyer ende punon me kohë të plotë dhe është mjaft i lumtur me gruan e tij me të cilën ka 66 vite martesë.

Ai ka rrëfyer në një podcast “sekretin” e jetëgjatësisë së tij. Tucker beson se marrëdhëniet e shëndetshme me njerëzit dhe të ndjerit përherë i ri janë elementët që garantojnë një jetë shumë të gjatë. Por veç këtyre, ai jep dhe disa këshilla të tjera.

101-vjeçari është shumë aktiv me aktivitetet sportive, ai vrapon deri në 4.8 kilometra disa herë brenda një jave dhe nuk pi duhan. Tek ushqimi ai është mjaft selektiv!

Në mëngjes ai konsumon drithëra dhe fruta. Ai thotë se pjepri, bananet, luleshtrydhet dhe boronicat shoqëruar me drithëra nuk duhet të mungojnë kurrë në mëngjeset e verës. Po ashtu të dy, bashkë me gruan e tij pinë qumësht me 2% yndyrë të reduktuar dhe janë adhurues të çajit të zi e kafesë.

“Marrja e lëndëve ushqyese që trupi juaj ka nevojë mund t’ju mbrojë nga sëmundje të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës”, shprehet neurologu.

Tucker thekson se ai zakonisht e anashkalon drekën sepse e bën atë të ndihet më efikas dhe e pengon atë të përgjumet në punë.

Në darkë, ai ushqehet me peshk dhe perime, duke përfshirë shumë brokoli e mish herë pas here. E pas këtyre, sipas tij është e domosdoshme të konsumosh fruta ose akullore.

Darka tipike e Tucker është e ngjashme me dietën mesdhetare, e cila është konsideruar prej kohësh “standardi i artë” për ushqim të shëndetshëm. Dieta fokusohet në perime, yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit, proteina pa yndyrë dhe karbohidratet komplekse si drithërat. Studimet tregojnë se plani i të ngrënit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të promovojë shëndetin e trurit. Këto sugjerime ndoshta do ju vijnë dhe ju në ndihmë për një jetë shumë të shëndetshme e të gjatë!/E.Ç

Të fundit

Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Nga Spartak Ngjela Dhe gjuha shqipe sigurisht që po na mban të lidhur me shqiptarinë. Askush nuk duhet të humbasë mundësinë...

Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. “Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha...

Rritje pagash për ushtarakët! Sa do të variojë shtesa e rrogës sipas pozicioneve të punës

Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije...

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e tij, vijon rrugëtimin. Romani “Shkëlqimi...

Dy bonuse për të moshuarit, ekspertja: Ja si mund të ndikojë në rritjen e pensioneve

VOLTIZA DURO/ Numri i ulët i kontribuuesve është një nga sfidat kryesore që pengon performancën e skemës së pensioneve e si pasojë, buxheti i shtetit...

Lajme të tjera

Web TV