Tensionet dhe përplasjet në sfidën Tirana-Besiktas, UEFA nuk toleron klubin turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni para ndeshjes mes Tiranës dhe Besiktas në stadiumin “Air Albania”, ka bërë që UEFA të hapë hetim disiplinor për sfidën e luajtur javën e kaluar, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dhe klubi turk ka bërë sot publike pasojat e veprimeve të mbështetësve të tij.

Besiktas, nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëri të ditur se UEFA kishte vendosur që t’i ndëshkonte me një gjobë të rëndë, ndërsa i kishte dhënë një dorë klubit turk duke ulur nga 2 ndeshje në vetëm 1 pezullimin për Masuakun, i cili u ndëshkua me karton të kuq në atë sfidë.

“Pezullimi për futbollistin tonë Artur Masuaku, i cili mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Tiranës, u reduktua nga 2 ndeshje në 1. Si pasojë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që skuadra do të luajë kundër Neftçi Baku në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

lg.php.gif

Të fundit

Tropojë/ Nëna e tre fëmijëve e zhdukur prej një jave, hetohet edhe krimi në familje!

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat...

BE jep 15 mln euro për Forcat e Armatosura! Gonzato: Shqipëria partner i qëndrueshëm

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë...

Edhe mbi letërsinë, Rusia ka shpallur luftë. Shihni çfarë po ndodh dhe merrni masa

Anna Aslanyan “Nuk digjen dorëshkrimet,” – i thuhet protagonistit të romanit Mjeshtri dhe Margarita të Mikhail Bulgakovit. Këtë sentencë e shqipton vetë Djalli, duke iu...

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Termat e marrëveshjes...

Mandati i kaloi vajzës së tezes, Adriatik Lapaj kërkon anulimin e vendimit: Më takon mua

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV