A na ka dëmtuar psikologjikisht Facebook? Ja ç’zbuloi një studim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka asnjë provë që përhapja e përdorimit të Facebook-ut të jetë e lidhur me dëmtimin psikologjik, sipas një studim i Institutit të Internetit të Oksfordit (OII). Hulumtimi shqyrtoi se si ka ndryshuar njerëzimi në 72 vende në përdorimin e platformës së mediave sociale.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e mediave sociale nga dëmtimi psikologjik. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me një shqyrtim pas dëshmive të sinjalizuesve dhe raporteve të shtypit që sugjerojnë se hulumtimi i vetë kompanisë tregon për ndikime negative tek disa përdorues.

Ky hulumtim është bërë vetëm për Facebook-un dhe jo për platformat e tjera të Metës, ku përfshihet edhe Instagrami, raporton BBC.

Prof Andrew Przybylski, i tha BBC-së se studimi u përpoq t’i përgjigjej pyetjes: “Si duket njerëzimi teksa përdorin mediat sociale?”

Ai tha: “Zakonisht mendohet se kjo është një gjë e keqe për mirëqenien, dhe të dhënat që kemi mbledhur së bashku dhe me të dhënat që kemi analizuar nuk treguan se ishte kështu”.

Przybylski gjithashtu gjeti pak lidhje midis përdorimit të teknologjisë nga adoleshentët dhe problemeve të shëndetit mendor. Por raporti shikonte vetëm ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar dhe se gjetjet e gjera nuk do të zbulonin ndikimin e përdorimit të Facebook tek grupet e njerëzve me dobësi të veçanta.

Projektligji i Sigurisë në internet në Britani është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar drejt shndërrimit në ligj, e cila është krijuar për të mbrojtur njerëzit nga dëmtimi i anës psikologjike në internet. Facebook u dha studiuesve të dhëna që tregojnë se si u rrit numri i përdoruesve në secilin vend midis viteve 2008 dhe 2019 të ndarë në dy grupmosha, 13-34 vjeç dhe mbi 35 vjeç.

Lexo edhe :  A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Në përgjithësi, studiuesit thonë se nuk gjetën prova që rritja e përdorimit të mediave sociale ishte e lidhur me një ndikim negativ nga ana psikologjike. Meta, e cila zotëron Facebook, tha se shpresonte që “studimi i parë” duke përdorur të dhëna të brendshme nga një firmë e mediave sociale do të çojë në biseda produktive me politikëbërësit, prindërit dhe akademikët.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV