E trishtë/ Ndahet nga jeta pedagogia e njohur shqiptare (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogia nga Gjirokastra, Edlira Late, ka ndërruar jetë në moshë fare të re. Lajmin e konfirmojmë familjarë të saj në rrjetet sociale.

Prej kohësh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e fitoi dot. Lamtumira e fundit do t’i jepet ditën enjte në Gjirokastër, ora 11:00.

Edlira Late kishte një përvojë disa vjeçare në menaxhimin e çështjeve të arsimit në sektorin publik dhe privat, me një fokus të veçantë në fushën e trajnimit të mësuesve, të ndërkombëtarizimit të arsimit dhe të sigurimit të cilësisë në arsim.

Si studente në programin Fulbright, pjesë e programeve të shkëmbimit të mbështetur nga “US Bureau of Educational and Cultural Affairs”, ajo përfundoi programin Master në Edukim në fushën e Drejtimit dhe Studimit të Politikave në Arsim, në Loyola University Chicago, Illinois, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përvojat të tjera të punës përfshijnë menaxhimin dhe koordinimin e nismave arsimore dhe projekteve të trajnimit pranë strukturave qendrore të arsimit dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përvojën në vijimësi në mësimdhënie në programet profesionale të studimit dhe kualifikimit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të shkollës, të ofruara pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës./ S.M

E trishtë, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme

Të fundit

Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

Mediat spanjolle kanë kritikuar ashpër tifozët e Manchester United dhe Tottenham për shkak se janë “të vështirë për t’u...

Biznesi i Donald Trump ndërton një klub golfi me vlerë 1.5 miliardë dollarë në Vietnam!

Kryeministri i Vietnami Pham Minh Chinh dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Eric Trump, zhvilluan të mërkurën (21 maj) ceremoninë e hapjes...

Nuk arriti të marrë mandat, Braimllari: Gara në listën e hapur të PS ishte e fortë!

Kandidati i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, foli sot në studion e Neës 24 për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Screenshot_23Ndonëse nuk arrit të fitojë mandatin...

Shëndeti mendor i adoleshentëve në rrezik, Shkencëtarët ngrenë alarmin: Deri në 2030…

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet”...

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë...

Lajme të tjera

Web TV