Kualifikueset Conference League/ Formacioni zyrtar i Partizanit në sfidën ndaj Valmiera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani është gati për duelin ndaj Valmieras, skuadrës nga Letonia. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë në transfertë ndeshjen e parë të raundit të tretë në Conference League.

Trajneri kroat i “Demave”, Zoran Zekic ka përzgjedhur titullarët e duelit që do të zhvillohet në stadiumin “Skonto stadions” të Rigës.

Në portë Pano Qirko. Mbrojtja formohet nga kroati Mateo Kocijan dhe Eljon Sota në qendër. Dhe nga Leart Zekolli dhe David Atanaskoski në krahë.

Arinaldo Rrapaj, Valentino Murataj dhe Adnard Mehmeti në treshen e mesfushës. Gjelbrim Taipi disi më i avancuar në mbështetje të dyshes ofensive Tedi Cara dhe Christian Mba.

Të fundit

Zjarr masiv në veriperëndim të Spanjës, dhjetëra fshatra nën kërcënimin e flakëve

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën,...

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

-Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i...

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri...

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës...

Kina po ndërton robotin që mund “të lindë” foshnja

Ekziston një robot për çdo gjë. Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti...

Lajme të tjera

Web TV