Lajm i trishtë! Kryebashkiakja e Durrësit humb personin e shtrenjtë të familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Durrësit ka humbur babanë.

Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta, Emiriana Sako e ka dhënë mbrëmjen e djeshme në faqen e saj në Facebook, pak ditë pas varrimit, pasi siç shkruan vetë Sako, ishte e dyzuar nëse duhej ndarë apo jo ky çast në rrjetet sociale.

“Por e prekur nga mesazhet tuaja të shumta dua t’ju falënderoj nga zemra që në këto momente të vështira u gjendët pranë meje e familjes sime, për të ndarë hidhërimin dhe dhimbjen e ndarjes nga jeta të babait tim”, shkruan Emiriana Sako.

Më tej, me fjalë të ndjera, kryebashkiakja thekson se i ati i ka mësuar shumë virtyte asaj e vëllezërve, dhe do t’i mungojë shumë:

“Që fëmijë, im atë na ka mësuar, mua e vëllezërve të mi, respektin për tjetrin, gjithmonë të themi të vërtetën, të mësonim e studionim sa më shumë, dashurinë për librin, e më vonë punën me nder, modestinë, e shumë virtyte të tjera që sot na kanë bërë ata çfarë jemi, e që nga sot, kujtimi i jetës së tij do të na shoqërojë përgjithmonë! Babi do të na mungosh shumë!”/E.T

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV