Ligji për studentët e Mjekësisë/ 40% më pak studentë këtë vit, do e vuajnë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 40% janë ulur regjistrimet e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin e ri akademik dhe problemi për mjekun epidemiolog dhe profesorin Ilir Alimehmeti lidhet me nismën e re ligjore të qeverisë për t’i mbajtur profesionistët e rinj të kësaj fushe për 5 vite në vend pas përfundimit të universitetit.

Janë ulur me 40% aplikimet për regjistrime në Universitetin e Mjekësisë. Kjo është diçka që kishim shumë vite pa e parë, pasi mjekësia ka qenë dega më e kërkuar. Pritej të ndodhte pas asaj nisme që pati shumë debate dhe ne e kishim bërë të qartë që do t’ia kishim parë efektet. Më tej, pas regjistrimeve, do të shikojmë që niveli i personave të pranuar do të jetë edhe më i ulët në krahasim me vjet. Që do të thotë se po ulim nivelin e mjekëve të ardhshëm për shkak të këtij vendimi të pakonsultuar me grupet e interesit”, tha Alimehmeti

Sipas tij, ky është vetëm efekti i parë negativ i politikës së aplikuar nga qeveria për të frenuar hemorragjinë e bluzave të bardha. Sipas tij, zgjidhjet do të ishin më të thjeshta dhe më të shpejta nëse qeveria do të kishte pyetur grupet e interesit.

Në shtator-tetor do të shikojmë një nivel më të ulët në performancën e studentëve. Do të kemi një efekt negativ që do ta vuajnë miliona shqiptarë nga një vendim i pakonsultuar nga një grup njerëzish”, u shpreh profesori i njohur.

Më tej, Alimehmeti theksoi se vendimi i qeverisë për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri shkon në linjë me VKM-në e miratuar në 23 nëntor 2022 që shkon drejt privatizimit të universiteteve publike.

Lexo edhe :  Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Është shumë e qartë që kjo nuk bëhet për shëndetin e popullatës, përndryshe do të kishte pagash të kënaqshme, që mjekët të qëndronin vetë. Të gjithë paguajmë taksa, kjo ndodh për çfarëdolloj universiteti publik. Siç po themi për mjekët, këtë gjë mund ta shtrijmë edhe te infermierët; teknikët e imazherisë, mamitë, pastaj te ekonomistët… Kjo hap një precedent tepër të rrezikshëm, është kundër parimit të Evropës së bashkuar dhe tregut të lirë”, tha Alimehmeti./ S.M

Të fundit

Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Për t’u çliruar nga sundimtarët tanë teknofeudalë, duhet të mendojmë si Karl Marksi. Korporatat duan të plaçkisin edhe trurin...

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61...

Rama iu dha ultimatum/ Zbardhen emrat e 21 drejtorëve të dorëhequr të Bashkisë në Vlorë

Pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale...

U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij, Andre (25 vjeç), humbën jetën tragjikisht të djegur brenda Lamborghinit jeshil në zonën e Zamorës në Spanjë....

Tenisti i parë miliarder, Roger Federer thyen rekorde edhe pas tërheqjes nga sporti

Legjenda e tenisit, Roger Federer, është futur në familjen e miliarderëve. Sipas Indeksit të Miliarderëve të “Bloomberg”, 43- vjeçari zviceran tani ka një pasuri...

Lajme të tjera

Web TV