Përvjetori i vrasjes së poetit Nela/Basha:Lavdi përjetë, frymëzoi qëndresën ndaj së keqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar figurën e poetit Havzi Nela, i cili 35 vite më parë u var në litar nga regjimi komunist.

Basha shkroi në Facebook se duke e vrarë për të bërë shembull, regjimi komunist vetëm “e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë”.

“35 vjet më parë regjimi gjakatar vari në litar në mes të Kukësit Havzi Nelën, poetin që i këndoi lirisë.

Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë.

Në këtë 35 vjetor përulemi dhe nderojmë poetin martir që me sakrificën e tij frymëzon në qëndresën ndaj të keqes dhe padrejtësisë, dhe me mesazhet e tij të pavdekshme ndriçon rrugëtimin e pandalshëm drejt vlerave më të larta njerëzore, për liri, për demokraci, për Zot, Atdhe dhe familje.
Lavdi përjetë Havzi Nelës”, shkroi Basha./   S.M

 

 

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV