Vlorë/ Balla: U parandaluan ngjarje me pasoja kriminale, shpërblim për efektivët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi në orët e pasdites së sotme një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim. Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar për punonjësit e Policisë.

“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, duke krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje.  Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale. Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij.  Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.

Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.

“Ju lutem mos e ulni ritmin që keni dhe këtë standard që po vendosni. Dua ta falënderoj Drejtorin, 2 nëndrejtorët dhe secilin prej efektivëve e oficerëve të përfshirë në këto goditje të njëpasnjëshme të krimit të organizuar dhe sigurisë publike”, nënvizoi ministri, duke theksuar mirënjohjen për punën e deritanishme./K.B

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV