Dramë në “Sagën” Kane-Bayern, Daniel Levy nuk lejon bomberin të udhëtojë drejt Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry Kane duhet të presë për t’u zyrtarizuar si sulmuesi i ri i Bayern Munchen. Sipas shtypit anglez, Tottenhami ka bllokuar transferimin e sulmuesit te kampionët e Gjermanisë. Pasi drejtuesit janë penduar për pranimin e 100 mln paundëve nga Bavaria.

30-vjeçari pritej të fluturonte drejt Gjermanisë për të kryer testet mjekësore, dhe më pas të zyrtarizohej te Bayerni. Por, siç duket transferimi ka ngecur për momentin. Nga ishulli raportohet se presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy e vlerëson sulmuesin plot 120 mln paund. Pra 20 më shumë nga oferta e gjigantëve gjermanë.

Te Bayerni kishin planifikuar që goleadori dhe kapiteni i Spurs të regjistrohej deri të premten, në mënyrë që të ishte i gatshëm për sfidën e fundjavës me Leipzigun.

Kane është bllokuar në aeroport dhe duhet të presë për të nisur aventurën e tij të parë jashtë Britanisë së Madhe. Nuk dihet nëse Bayerni do të përmbushë kërkesat e klubit londinez, apo presidenti Levy do të heqë dorë nga lojërat e tij dhe fiksimet e tij…

Të fundit

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV