Mbi 80% e rritjes së çmimeve vjen nga ekonomia e brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presionet e huaja inflacioniste janë ngadalësuar më tej gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023. Rritja vjetore e treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste zbriti në 3.4%, nga 16.3% një tremujor më parë. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së kursit nominal efektiv të këmbimit.

Ngadalësimi lidhet paralelisht me rënien e çmimeve të mallrave në tregjet e huaja, por edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit valutor. Rritja e çmimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit ra në 16.2%, nga 25.3% në tremujorin e parë.

Paralelisht me të, mbiçmimi i kursit të këmbimit u zgjerua krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Mbiçmimi në terma vjetorë u thellua në 12.8%, nga 9% një tremujor më parë.

Lehtësimi i presioneve të huaja inflacioniste, është materializuar në rënien e vazhduar të kontributit të inflacionit të importuar në atë total gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2023.

Efektet rënëse të çmimeve të lëndëve të para energjetike dhe ushqimore në tregjet e huaja si edhe ato të mbiçmimit të monedhës vendase, janë përcjellë më dukshëm përmes pjesës së tregtueshme të mallrave të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Kjo ka bërë që pesha e inflacionit të importuar të zbresë në 19 % të inflacionit total gjatë tremujorit të dytë të vitit, nga 26% në tremujorin e mëparshëm. Si rrjedhojë, kontributi i inflacionit të importuar në inflacionin e përgjithshëm ka zbritur në 0.9 pikë përqindje, nga 1.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Kjo shifër dëshmon qartë se pjesa më e madhe e inflacionit në ekonominë shqiptare gjatë tremujorit të fundit është gjeneruar nga produktet dhe shërbimet e importuara në vend. Inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 4.6% në tremujorin e dytë, me një prirje rritëse përgjatë muajve të tij, por duke qëndruar nën mesataren e tremujorit të parë të vitit aktual.

Lexo edhe :  Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj. Kjo nënkupton se pas tremujorit të katërt të vitit inflacioni i importuar pritet të pësojë një rënie të mëtejshme, për të faktorizuar rënien e TPHI në tremujorin e dytë të vitit.

Por, Banka e Shqipërisë konstaton se dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste nuk ka arritur të përhapet gjerësisht tek komponentët më të qëndrueshëm të inflacionin, për shkak të presioneve të larta nga tregu i punës dhe pagat. Si rezultat, vlerat e inflacionit total vijojnë të diktohen nga normat e larta dhe mbi objektiv të inflacionit bazë dhe të brendshëm, me një kontribut rreth 81% në formimin e inflacionit total.

Sidoqoftë, Banka e Shqipërisë parashikon që trajektorja e inflacionit parashikohet të vijojë kahun rënës, për shkak të presioneve më të moderuara nga çmimet e huaja. Presionet e brendshme inflacioniste, gjithashtu, pritet të zbuten nën ndikimin e ciklit normalizues të politikës monetare dhe prirjes rënëse të pritjeve inflacioniste afatmesme. Sipas projeksioneve të raportit të fundit të politikës monetare, inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024./Monitor  / S.M

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV