Çfarë duhet të dini për metodën 3-3-3 që rrit produktivitetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përcaktimi i projekteve apo punës që kërkon më shumë përkushtim dhe energji që nuk keni pse ta kurseni është edhe fillimi i gjithçkaje. Por, kur e dini se cilat janë detyrat që duhen përmbushur, nevojitet një lloj prioriteti. Provoni metodën 3-3-3 dhe do na falënderoni më vonë.

Çfarë është metoda 3-3-3?

Kjo teknikë vjen nga Oliver Burkeman, autor i librit “Four Thousand Weeks: Time Management for Mortals”. Ai mbron idenë e planifikimit të çdo dite pune rreth një modeli 3-3-3, duke i kushtuar fillimisht tri orë duke ju futur “punës me kokë” në projektin më të rëndësishëm. Më pas, plotësoni tri detyra të tjera urgjente që nuk kërkojnë tri orë fokus. Së fundmi, bëni tri detyra “mirëmbajtjeje”, si pastrimi i emaileve, përgjigjet për disa të tjerë dhe planifikimin e punëve.

Pse funksionon metoda 3-3-3?

Ajo që e dallon këtë metodë nga të tjerat janë ato tri orët e para të punës pa u shpërqendruar. Të merresh me to në fillim do të thotë të jesh i freskët, i përqendruar. Qëndroni ato tri orë pa e-mail, tekste, biseda apo detyra të tjera të rëndomta, me sa mundeni.

Puna e thellë jep produktivitet të madh, kështu që do të arrini shumë nëse angazhoheni për të. Ju do të përfundoni pas rreth tre orësh, kështu që është më mirë t’i keni ato tre detyra të tjera të gatshme për t’u përfunduar, në mënyrë që të mund të qëndroni produktiv edhe kur kaloni në përgjegjësi më pak kërkuese. Në fund, detyrat tuaja të mirëmbajtjes ju japin një shans për t’i bërë gjërat duke i dhënë pushim trurit. Kjo teknikë do të thotë që të bësh detyrën më të vështirë të parën dhe më pas do të ndjesh të njëjtën ndjenjë lehtësimi si kur kaloni në detyrat më të vogla.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

Përdorni kohën tuaj të mirëmbajtjes për t’u përgatitur për punën e ditës pasardhëse ose për të përfunduar gjithçka që keni punuar gjatë atyre tre orëve të fokusit intensiv./E.Ç

Të fundit

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre,...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Lajme të tjera

Web TV