Botoksi mund të reduktojë simptomat e ankthit? Ja ç`ka zbuluar studimi më i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botoksi, i njohur ndryshe si toksina botulinum, është një ilaç që prodhohet nga një toksinë bakteriale. Zakonisht injektohet në trupin e njeriut për të reduktuar rrudhat, lehtësuar dhimbjet që shkakton migrena, spazmat e muskujve, për të mbajtur në kontroll djersitjen e tepërt dhe inkontinencën urinare. Por, studiuesit në Shkollën e Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike në Universitetin e Kalifornisë, në bashkëpunim me disa mjekë gjermanë, mund të kenë zbuluar një përdorim të ri të tij falë Sistemit të Raportimit të Efekteve Anësore (FAERS) të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), ku gati 40.000 njerëz raportuan se çfarë u ndodhi pas trajtimit me botoks për një sërë arsyesh.

Studimi, i botuar më 21 korrik 2022 në revistën “Scientific Reports”, zbuloi se njerëzit që merrnin injeksione botoksi në 4 zona ende të ndryshme të trupit, pra jo vetëm në ballë, raportuan shumë më rrallë episode të ankthit, sesa pacientët që i nënshtroheshin trajtimeve të ndryshme për të njëjtat kushte.

Pastaj ekipi përdori një algoritëm matematikor për të gjetur dallime statistikisht të rëndësishme midis përdoruesve të botoksit dhe pacientëve që morën trajtime të ndryshme për të njëjtat kushte. Ajo që zbuluan ishte se rreziku i raportuar i ankthit ishte 22-72% më i ulët në pacientët e trajtuar me botoks për 4 nga 8 gjendjet si dhe vendet e injektimit:muskujt e fytyrës për përdorim kozmetik; muskujt e fytyrës dhe kokës për trajtimin e migrenës; gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme për spazma dhe spasticitet; dhe muskujt e qafës për tortikoli.

Sipas “National Comorbidity Survey Replication”, një studim i prevalencës dhe korrelacioneve të çrregullimeve mendore në SHBA, i kryer ndërmjet viteve 2011-2021, çrregullimet e ankthit janë kategoria më e zakonshme e çrregullimeve psikiatrike. Sipas sondazheve, 32% e popullsisë amerikane ndikohen negativisht nga ankthi në një moment të jetës së tyre, dhe trajtimet janë joefektive për gati 1/3 e tyre. Kjo është arsyeja pse klinicistët dhe studiuesit po kërkojnë opsione të tjera terapeutike./E.Ç

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV