Diabeti po kthehet në pandemi, merr rreth 20% të vlerës së rimbursimit të barnave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa prej vitesh, fondi i rimbursimit të barnave mbetet në vendnumëro dhe Shqipëria nuk është e aftë të përfshijë asnjë medikament novator për sëmundjet e rralla dhe ato të rënda, diabeti përveçse po shndërrohet në pandemi, po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në listën e rimbursimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), gjatë vitit të kaluar, fondet që shkuan për disbursimin e fishave të diabetit arritën një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, duke zënë gati me 20% të fondeve totale të rimbursimit prej rreth 11 miliardë lekësh në vitin 2022.

Rimbursimi në grupin “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” ishte 130 milionë lekë më shumë se me 2021. Për vitin 2022 ky grup zuri 20% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 19.1% që zinte një vit më parë, referoi FSDKSH.

Në këtë grup, rritja më e madhe krahasuar me vitin 2021 konstatohet te barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,6% të shpenzimeve të gjithë grupit A dhe rreth 19,2% të shpenzimeve totale të rimbursimit, krahasuar me 18.5% që zinin vitin e kaluar.

Fondi shpjegoi se në tërësi është grupi i insulinave, rritja e konsumit të tyre, që ka shkaktuar këtë rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit. Konkretisht, isnsulinë Aspart solution me një rritje 41.1 milionë lekë më shumë se shpenzimet e vitit 2021.

Insulinë Glarginë me një rritje prej 20.1 milion lekë më shumë se shpenzimet e vitit të kaluar për këtë bar dhe Insuline Detemir me një rritje prej 2.7 milion lekë më shumë se një vit më parë, etj.

Sipas Fondit këto barna janë të lidhura direkt me rritjen e shpenzimeve të rimbursimit për diagnozën Diabet Mellitus, si diagnoza me peshën më të madhe në rimbursim, me rreth 19.5 % të vlerës totale të rimbursimit.

Lexo edhe :  Arrestimi i Erion Veliaj/ Nën hetim deputetja e PS, SPAK: Pengoi zbulimin e të vërtetës

Të dhënat tregojnë se shpenzimet për rimbursimin e diabetikëve po arrijnë medikamentet për sëmundjet e sistemit kardiovaskular, i cili vitin e kaluar zuri 24 për qind te fondit total të rimbursimit.

Diabeti po gjen përhapje të shpejtë vitet e fundit dhe kjo si pasojë e stilit defektoz të jetesës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash, diabeti dhe hipertensioni që vijnë si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021, gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%./Monitor/E.Ç

Të fundit

Si do të njihen vitet e punës para ‘93 për efekt pensioni, ja kush do të përfitojë

Me të marrë miratimin në parlament, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është gati këtë pranverë të hapë aplikimet për njohjen...

Rasti i Martin Canit, autori dërgohet në gjyq për vrasje, nën hetim stafi i shkollës

Mario Përlleshi, i mituri që i mori jetën bashkëmoshatarit të tij Martin Cani më 18 nëntor të vitit të kaluar, pranë shkollës “Fan Noli”...

I tha se po kopjon Luiz Ejllin, ja si i përgjigjet Gjesti-Loredanës

Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me...

Shkencëtarët: Bërthama e brendshme e Tokës ka ndryshuar formë në 20 vitet e fundit

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një ekipi shkencëtarësh. Ndërsa mendohet të jetë në formë sferike, skajet...

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e...

Lajme të tjera

Web TV