Stuhia e rërës godet Iranin, mbi 700 persona përfundojnë në spital

Një stuhi rëre dhe pluhuri në rajonin juglindor të Iranit, Sistan-Baluchestan, ndërpreu jetën e përditshme, duke dërguar 733 njerëz në spitale për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për shkak të stuhisë, 733 persona nga qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në pjesën veriore të provincës Sistan-Baluçestan kërkuan kujdes mjekësor në spitale brenda tre ditëve. Nga këta individë, 58 u shtruan në spital dhe u trajtuan. Drejtori i Emergjencave të Sistan-Baluçestanit, Mecid Muhibbi, tha për IRNA.

Drejtori i Meteorologjisë Sistan-Baluçestan, Muhsin Haydari shpjegoi se për shkak të rritjes së nivelit të pluhurit në ajër, dukshmëria ra në 3 km në Zabul dhe 2 km në Zehek.

Guvernatori i Sistan-Baluçestanit njoftoi se institucionet qeveritare dhe bankat janë mbyllur sot në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz për shkak të stuhisë së rërës dhe pluhurit./E.T