Vaksinë e re kundër Covid-19 del muajin e ardhshëm/Shtohen infektimet nga varianti “Eris”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e re kundër Covidi 19-tës pritet të dalë muajin e ardhshëm, edhe pse ekspertët dhe analistët e shëndetit këshillojnë që vala e re e sëmundjes të pritet me gjakftohtësi pavarësisht, se sipas tyre, shtrimet në spital nga variant i ri i Omicron-it.

I pagëzuar me emrin”Eris”, po shtohen në mbarë SHBA-në. Shpresat e tyre janë që amerikanët ta mirëpresin vaksinën e re, ashtu siç do të bënin me një vaksinë të zakonshme gripi.

Megjithatë, kërkesa për vaksinat e Covid-it ka pësuar në përgjithësi një rënie të ndjeshme që prej vitit 2021, kur u vendos në dispozicion për herë të parë. Më shumë se 240 milionë njerëz në SHBA, ose 73% e popullsisë, morën të paktën një dozë të tyre, por interesi tashmë ka rënë shumë.

Pfizer – prodhuesi më i madh i vaksinave të mRNA me BioNTech – së fundi paralajmëroi se mund të t’i duhet të shkurtojë vende pune, dhe rival ii tij i madh Moderna, e pranoi se kërkesa mund të mos i kapërcejë 50 milionë dozat.

Vitin e kaluar, shitjet e vaksinave të Pfizer dhe Moderna arritën në 56 miliardë dollarë në mbarë botën; analistët parashikojnë rreth 20 miliardë dollarë për këtë vit.

Vaksina e përditësuar kundër Erisit do të ofrohet nga shtatori. Ekspertët thonë se shqetësimi nga Covidi këtë vit ka rënë ndjeshëm, ndërsa i mëshojnë idesë që vaksinimit të të moshuarve dhe kategorive të tjera të rrezikuara, të cilat mund të kenë pasoja më të rënda nëse preken nga koronavirusi./E.T

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV