Cilësitë e një gruaje të fortë, a e gjeni veten?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1. Respekti për veten dhe për të tjerët

Një grua e fortë gjithmonë e respekton veten dhe gjithashtu ka respekt për të tjerët. Për më tepër, ajo i dëgjon të tjerët dhe hallet e tyre, pasi kështu mendon se edhe vetë fiton më shumë eksperienca nga ngjarjet e të tjerëve. Në mënyrë të ngjashme, ajo shpreson të marrë të njëjtën mirësjellje mbrapsht. Në rast se dikush tjetër nuk e trajton atë njësoj siç ajo i trajton të tjerët, një grua e fortë zgjedh të largohet nga një person i tillë.

2. Pavarësia

Cilësia e dytë është pa dyshim pavarësia. Një grua e fortë nuk ka nevojë për askënd që ta ndihmojë atë të kapërcejë vështirësitë në jetë. Ajo dëshiron të bëjë gjithçka vetë dhe jo të kërkojë mbështetje nga të tjerët. Do të njihni plot femra të forta që vuajnë për t’i arritur synimet e tyre në jetë, por edhe në kushte vështirësie, nuk kanë për t’ju kërkuar ndihmë. Sidoqoftë, një pavarësi e tillë është shpesh një thikë me dy presa. Shumë gra të forta mendojnë se nuk kanë nevojë për ndihmë, por kjo i bën të marrin përsipër ndonjëherë më shumë sesa mund të përballojnë.

3. Kontrolli i emocioneve

Aftësia për të kontrolluar emocionet e tyre është karakteristika e tretë e një gruaje të fortë. Ajo nuk lejon që njerëzit ose ngjarjet të ndikojnë në ndjenjat e saj. Për më tepër, frika ose dyshimet nuk janë kurrë emocione që mund të kontrollojnë energjinë e saj, pasi një femër e fortë e kupton se këto emocione do të bëhen pengesë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

4. Marrja përsipër e rreziqeve

Ajo e kupton që gjithmonë duhet të shtyjë veten të rritet dhe të mësojë nga dita në ditë. Shumica e femrave të forta marrin përsipër rreziqe për të përmirësuar veten e tyre. Ato gjithmonë përpiqen të provojnë gjëra të reja, sepse e kuptojnë që duke bërë përherë të njëjtat gjëra, pa rrezikuar, nuk kanë për t’u forcuar më shumë dhe as kanë për t’u rritur. Prandaj, përballimi i sfidave të reja është çelësi për rritjen personale të një gruaje të fortë.

Lexo edhe :  Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

5. Energjia pozitive

Mendimi pozitiv është gjithmonë i pranishëm në mendjen e saj. Një femër e fortë e kupton që pozitiviteti mund të ndryshojë totalisht një jetë tjetër; mund ta kalojë atë nga thellësia e dëshpërimit në lartësitë më të larta të lumturisë. Mund të ndryshojë mënyrën e tyre të të menduarit dhe t’i ndihmojë ata të arrijnë performancën më të mirë në çdo situatë./E.Ç

Të fundit

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

Lajme të tjera

Web TV