Meloni në plazhet e jugut/ Il Messagero: Italia mund të favorizojë Shqipërinë drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media italiane Il Messagero i ka kushtuar një shkrim vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ndodhet në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi, gjë që sipas tyre mund të sjellë edhe një favorizim të vendit në negociatat me BE.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është bashkuar rreth 500 mijë italianëve të tjerë, të cilët sipas kryeministrit Edi Rama këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë detin Adriatik për të kaluar disa ditë pushimi në brigjet mes Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Meloni u largua nga ferma Ceglie Messapica në Brindisi me vajzën e saj Ginevra dhe partnerin Andrea Giambruno ku ndodhej prej disa ditësh dhe në orët e para të pasdites u nis me një traget për në Shqipëri.

“Një vizitë private”, shpjegon Palazzo Chigi, gjatë së cilës Meloni do të jetë megjithatë mysafire e vetë Ramës në rezidencën e tij verore. Prandaj, është e pamundur të përjashtohet që të dy, gjatë darkës së djeshme apo gjatë ditës së sotme mund të kenë diskutuar disa nga çështjet që janë të dashura për të dy vendet.

 

 

Nga stabiliteti i Ballkanit dhe rastet e emigrantëve, deri tek tregtia vazhdimisht në rritje, nga dyfishimi i gazsjellësit Tap tek hyrja e Tiranës në Bashkimin Evropian, ku Italia ka qenë gjithmonë sponsorja kryesore në Bruksel.

Aq sa ka nga ata që besojnë se Roma mund të mendojë për hyrje të reja, duke veçuar Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për ta favorizuar atë në procesin e integrimit./E.T

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV